Sirenat e alarmit janë dëgjuar në disa rajone të Izraelit, pasi Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë njoftuar se janë identifikuar raketa të lëshuara nga Irani.
Në një deklaratë zyrtare, IDF ka bërë të ditur se Forca Ajrore po ndërmerr masa për të “ndërprerë dhe goditur objektivat e nevojshme për të eliminuar kërcënimin”, raporton BBC.







