Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mohoi se u largua para kohe nga samiti i G7 në Kanada për të punuar mbi një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit.
Trump gjithashtu e ka quajtur Presidentin francez Emmanuel Macron si person që kërkon vëmendje, për faktin se ishte ai që tha se Trump u kthye në Uashington për armëpushimin.
“Presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili kërkonte publicitet, tha gabimisht se unë u largova nga Samiti i G7-ës në Kanada për t’u kthyer në Uashington për të punuar për një ‘armëpushim’ midis Izraelit dhe Iranit. Gabim!”, tha Trump në postimin e tij në rrjetet sociale.
“Ai nuk e ka idenë pse unë jam tani duke shkuar në Uashington, por sigurisht që nuk ka të bëjë fare me një armëpushim. Shumë më shumë se kaq. Qoftë me qëllim apo jo, Emmanuel gjithmonë gabon. Qëndroni në pritje!”