Një ngjarje tragjike raportohet se ka ndodhur në Gjermani, në Albstadt të Baden Württemberg.
Atje, një foshnje vdiq menjëherë pas lindjes.
Sipas dyshimit nga ana e Prokurorisë, nëna e ka futur atë në një lavatriçe.
35 vjeçarja tani po akuzohet për vrasje të paqëllimshme.
Fillimisht, siç raportojnë mediat gjermane e dyshuara e kishte fshehur shtatzëninë.
Trupi i foshnjës së posalindur, u gjet nga partneri i të dyshuarës në banesën e përbashkët ku ata jetonin në Albstad.
E pandehura dyshohet se e futi të porsalindurin në lavatriçe me rroba të ndyra pas lindjes dhe e mbylli atë.
“Ajo ishte në dijeni të mundësisë dhe pranoi rrezikun që partneri i saj më vonë mund ta ndizte lavatriçen, duke mos ditur se brenda kishte një foshnjë, e cila mund të vdiste për shkak të saj”, thuhet në deklarimin e Zyrës së Prokurorit të Shtetit.
Në ditën kritike, gruaja përfundoi në spital dhe partneri i saj e kishte ndezur lavatriçën, pa e ditur se brenda saj gjendej foshnja, transmeton Klankosova.tv.
Sipas hetuesve, foshnja pësoi një dëmtim të rëndë në kokë.
Autopsia tregoi se ajo vdiq si pasojë e ënjtjes së trurit dhe mjekët besojnë se shkaku i vdekjes ishte mungesa e oksigjenit.
Autopsia përcaktoi se vdekja e fëmijës ndodhi dhunshëm.