Policia izraelite njoftoi se është goditur një prej vendbanimeve në qytetin Haifa. Siç ka raportuar BBC, ende s’ka informacione për viktima, derisa janë evidentuar dëme materiale.

Pamjet dhe imazhet nga Haifa tregojnë zjarrin masiv.

“Iu bëjmë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg vendeve të goditura dhe t’iu binden udhëzimeve të autoriteteve në terren”, tha policia izraelite.

Edhe shërbim i ambulancës është aktivizuar pasi u tha se persona të lënduar janë dërguar në spital.