Një ngjarje e rëndë e dhunës në familje është raportuar mëngjesin e së shtunës në Fushë Kosovë, ku një burrë ka denoncuar në polici se është sulmuar fizikisht dhe kafshuar nga ish-bashkëshortja e tij.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se më 14 qershor 2025, rreth orës 10:00, në Stacionin Policor Fushë Kosovë është paraqitur S.G., 41 vjeçar, i cili ka raportuar se është sulmuar nga M.K., 31 vjeçare me të cilën ende jeton në një banesë të përbashkët.

Sipas deklaratës së viktimës, pas një mosmarrëveshjeje për motive xhelozie, e dyshuara e ka kafshuar në krahun e majtë dhe ka marrë një thikë, me të cilën ka tentuar ta godasë. Ai ka tentuar t’ia largojë thikën nga dora dhe si pasojë është lënduar në gishtin e dorës së majtë.

Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”, ndërsa Prokurorja kujdestare ka udhëzuar që e dyshuara të lirohet në procedurë të rregullt dhe rasti të hetohet tutje nga njësitë përkatëse.