Dogana e Kosovës njofton se gjatë kontrollit të një autobusi të një kompanie kosovare në pikëkalimin kufitar të Merdarës, është zbuluar dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme alkooli të padeklaruar.
Ky produkt ishte në kundërshtim me rregullat për deklarimin e mallrave dhe u sekuestrua në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizës së Kosovës (KDAK).
“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e tregut nga importi i paligjshëm i produkteve”, thuhet në njoftimin e tyre.