Screenshot

Një ish-pjesëtar i Njësisë Speciale të Kosovës, Arbnor Spahiu po raportohet se është ndaluar më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare Horgosh dhe është dërguar në qendrën e ndalimit në Kanjizë.

Deri më tani, Ministria e Punëve të Jashtme, apo ndokush nga autoritetet nuk kanë bërë ndonjë reagim për këtë informacion që është duke qarkulluar nëpër rrjet.