Leoniti, djali i vetëm i një familjeje nga fshati Dumnicë i Vushtrrisë, po përballet me probleme serioze shëndetësore që kërkojnë trajtim të menjëhershëm jashtë vendit. Deri tani, falë ndihmës së qytetarëve, janë mbledhur 52 mijë e 500 euro për shërimin e tij në Turqi.

Familja bën të ditur se për të kompletuar shumën e nevojshme për operimin, u nevojiten edhe 12 mijë e 500 euro të tjera.

Leoniti pritet të i nënshtrohet operimeve në gjunjë dhe duar, si dhe intervenimit me lazer në boshtin kurrizor.

Për shkak të gjendjes së rënduar financiare, familja Rejman kërkon ndihmën e qytetarëve që ta mbështesin edhe për pjesën e mbetur të shumës, në mënyrë që Leoniti të ketë mundësinë të shërohet.

Nr për kontakt me familjen: 045 223 351

Banka e përfituesit: TEB Sh.A

Kodi i Swift: TEBXKPR

Emri i Përfituesit: ILAZ REIMAN

IBAN: XK05 20 16 0000 885012 32