Një konflikt mes anëtarëve të një familjeje në Prishtinë ka eskaluar në kërcënime serioze dhe përfunduar me ndërhyrje të policisë dhe sekuestrim të armës.
Burime të Sinjalit bëjnë me dije se më 1 qershor 2025, pasi është raportuar një rast kanosjeje në rrugën “Bajram Bahtiri” në kryeqytet.
Ankuesit, S. G. dhe Xh. G. kanë deklaruar se vëllai i tyre, Ruzhdi Gashi, 61-vjeçar ka vendosur armatura në oborrin e shtëpisë së tyre dhe kur i është kërkuar që t’i largojë, i ka kërcënuar me jetë nëse prekin diçka.
Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, është iniciuar rasti “Kanosje” dhe Ruzhdi Gashi është dërguar në mbajtje.
Mirëpo përplasja nuk përfundoi këtu.
Rreth orës 15:00, ndërsa palët ishin në rrugë për në shtëpi, në afërsi të rrugës “Sami Plakolli”, djali i Ruzhdiut – Lirim Gashi, 26-vjeçar – dyshohet se ka goditur veturën e viktimave dhe i ka kanosur me jetë.
Pas këtij momenti, Prokurori ka autorizuar edhe një bastisje në banesën e familjes Gashi.
Gjatë veprimeve në terren, policia ka hasur edhe një person tjetër të dyshimtë, Getuar Gashi, 22-vjeçar të cilit gjatë kontrollit trupor i është gjetur një armë zjarri e llojit Zastava TT, një karikator dhe 9 fishekë 7.62 mm.
Arma është sekuestruar nga forenzika, ndërsa ndaj të dyshuarve janë ndërmarrë masat ligjore përkatëse: Ruzhdi Gashi – “Kanosje”, Lirim Gashi – “Kanosje”, Getuar Gashi – “Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.
Tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Policia dhe Prokuroria janë duke vazhduar hetimet për këtë rast që nxjerr në pah një situatë alarmante për sigurinë brenda rrethit familjar.






