Një person i ka kërcënuar dje disa policë në Podujevë.

Rasti ka ndodhur tek vendi i njohur si “Rrethi i Kërpimehit”, ku pas një mosmarrëveshje, 43 vjeçari llapjan ka përdorur gjuhë kërcënuese.

“Kom me t’i thy gjymtyrët”, raportohet t’u ketë thënë policëve.

I dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij është marrë vendim për masën prej 48 orësh.