Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot, rreth orës 14:00, ka pranuar një informacion lidhur me një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka konfirmuar se njësitë përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për menaxhimin e situatës.

“Sot rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë shpërthyes në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore të cilat po ndërmarrin veprimet e nevojshme për ta menaxhuar situatën”, tha Ahmeti.

Siç është raportuar në media, mjeti shpërthyes dyshohet se është vendosur pranë klinikës së gjinekologut Afrim Veliu, i cili është sulmuar fizikisht dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore pak ditë më parë.