Një person është arrestuar në vendkalimin kufitar në Merdare.
Të njëjtit pas kontrollit në veturën e tij i është gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tij është gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.