Drejtoria e shkollës, ku 15 vjeçari ka vijuar mësimet ka reaguar me një mesazh prekës, ku shpreh dhimbjen dhe pikëllimin për humbjen e një nxënësi shembullor.
“Me dhimbje e pikëllim të thellë ju njoftojmë se, si pasojë e një vetaksidenti me biçikletë, ka ndërruar jetë nxënësi ynë Erion Bytyqi. Në prag të përfundimit të vitit shkollor, kjo tragjedi ka tronditur mësuesit, shokët, shoqet dhe gjithë stafin e shkollës. Shembulli i Erionit si nxënës i shkëlqyer dhe djalë i edukuar le të mbetet udhërrëfyes për bashkëmoshatarët e tij. Jemi me ju në çdo çast, në çdo lutje, dhimbje e lot për Erionin”, thuhet në reagimin e shkollës.
Shkolla ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bytyqi dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe dashur Erionin.