Çmimi i qershive vazhdon të jetë i larë në vendin tonë. Ka pas raste kur një kilogram është shitur nga 9 deri 15 euro.

Opisionisit kosovar, Shenoll Muharremi  përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook ka ndarë një moment nga marketi kur një grua po i komentonte qershitë me çmim prej 9 eurosh për kilogram.

Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:

Sot ma herët në market një zojë ish duke i kqyrë qershitë… Kishin qenë të kuqe, të mira, si me qenë modele të insagramit.

Kur tha ‘këto të bukur po duken, ama janë me mish mrena, kanë krimba!’

Nuk di a e pat me ironi a cka. Pastaj si me qenë eksperte e ekonomisë e inflacionit tha ‘Për qat arsye paskan bo 9 euro, sa mishi!”

Qeshem pak bashkë qaty.

Po realisht nuk është koha e qershive ende. Qershor=qershi. Atëherë cmimi është më i lavërdishëm se ka më shumë ofertë në treg.

Edhe ashtu për ne me rëndësi është cmimi i specit, kafës, e bukës, se për qershinë edhe 40€/kg me shku nuk e prekim e nuk mërzietmi fort. Pak hajgare qaty edhe kalon:)