Deputetja Emilia Rexhepi, ka postuar një foto në profilin e saj në Facebook, ku shihet bashkë me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, dhe përfaqësues të tjerë të komuniteteve jo shumicë.

Rexhepi në postimin e saj ka shkruar ‘‘ne jemi gati’’.

Në foto bashkë me te e Kurtin shihen edhe Fikrim Damka, Albert Kinolli, Elbert Krasniqi, Nenad Rasiqi.

Këtë postim ajo e ka bërë para vazhdimit të seancës në tentativën e 17 për konstituimin e Kuvendit.