Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Prizrenit mëngjesin e sotëm. Një vajzë 15-vjeçare, S.Görenç, është vrarë nga babai i saj në rrethana që kanë tronditur opinionin publik në vend.
E mitura ishte nxënëse e klasës IX-6 në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Emin Duraku” në Prizren.
Pikërisht nga kjo shkollë ka ardhur edhe një reagim i ndjerë, ku me fjalë prekëse është përshkruar dhimbja për humbjen tragjike të nxënëses.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të nxënëses sonë nga klasa IX-6, e cila filloi rrugën e përjetësisë në këtë mëngjes pranvere, pa na thënë lamtumirë. Një rreze e artë ndriçoi sot për të fundit herë para lindjes së diellit, si shëmbëlltyra më e denjë e tij. Një lule plot jetë dhe ëndrra u shkëput padrejtësisht nga gjiri i shokëve, shoqeve, mësimdhënësve dhe tërë atyre që e njohën”, thuhet në reagimin e shkollës.