Sot i jepet lamtumira e fundit Zana Gjevukaj, vajzës së re e cila ishte goditur nga një veturë e drejtuar nga zyrtar policor, Argjend Kastrati.
Për ndarjen e saj nga jeta, kanë njoftuar edhe familjarët e saj.
“Me dhimbje të thellë njoftojmë për ndarjen tragjike nga jeta e me të dashures tonë, Zana (Bashkim) Gjevukaj në moshën 26 vjeqare”, thuhet në njoftimin emocional të familjes.
Ceremonia e varrimit do të zhvillohet sot në ora 17:00, në varrezat e qytetit.
