Nxënësit e gjimnazit “Aleksandër Xhuvani”, Enesa Maçani dhe Fisnik Sadiku, kanë korrur suksese në lëndën e Kimisë.
Kjo u bë e ditur nga profesori Fadil Haliti.
Të dy këta kishin dalur të parët edhe në garën brenda komunës së Podujevës.
Derisa, tani suksesi është edhe më i madh.
”Nxënësit Enesa Maçani dhe Fisnik Sadiku shkēlqyen edhe në garat në nivel Republike. Jeni krenaria e gjimnazit tonë.
Ju urojmë suksese në vazhdimësi”, ka shkruar Haliti.