Rreth orës 12:15, autoritetet kanë pranuar një informacion alarmues, ku është raportuar se në liqen është parë një trup i pajetë, për të cilin fillimisht është dyshuar se i përkiste një gruaje rreth 40-vjeçare.
Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes janë aktivizuar njësitë relevante: Njësia patrulluese, njësia e hetimeve, ekipi mjekësor dhe emergjenca.
Pas ndërhyrjes në terren dhe nxjerrjes së trupit nga uji, ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen.