Një therrje me thikë ka ndodhur ditën e djeshme në Podujevës, rreth orës 12:00.
Të përfshirë në këtë sherr kanë qenë dy persona, ku njëri prej tyre është arrestuar e tjetri ka përfunduar në QKUK.
”Rr. Ilir Konushefci, Podujevë 03.05.2025 – 12:13. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka therë me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në raportin e policisë.