Një aksident i rëndë ka tronditur qytetin e Podujevës pasditen e së shtunës, ku një automjet luksoz Lamborghini ka përplasur një vajzë të mitur, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 17:40, në rrugën “Xhemajl Mustafa” të Podujevës.

Por, Sinjali mëson ekskluzivisht se vetura e tipit ‘Lamborghini’, drejtohej nga Arif Zejnullahu, rreth 26-vjeçari, i cili në rrethana ende të paqarta ka goditur këmbësoren vajzën e mitur, rreth 11-vjeçare.

Vajza e mitur ka pësuar lëndime serioze dhe menjëherë pas aksidentit është transportuar në gjendje të rëndë për trajtim emergjent në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës, që ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka bërë të gjitha vlerësimet dhe matjet e nevojshme, e më pas e ka njoftuar edhe prokurorin kujdestar, thonë burimet.

Deri në kohën kur është sinjalizuar ky aksident, akoma nuk është bërë i njohur vendimi i prokurorit, nëse i dyshuari do të ndalohet apo jo, ngase edhe më tutje po monitorohej gjendja e të mitures.

Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe përgjegjësinë penale të drejtuesit të automjetit.