Një person është therur me thikë në qytetin e Podujevës, sot në mesditë.

Konflikti mes një 39 dhe 52 vjeçari kishte nisur për një arsye banale.

Sipas të dyshuarit, ai e kishte marrë (ishte goditur) me çel një varr, mirëpo viktima sipas tij më xhelozoi: “Unë e mora varrin me çel, ai më xhelozoi dhe filloi ngatërresa,” ka qenë deklarata e parë e të dyshuarit para hetuesve.

Pikërisht kjo xhelozi e pakuptimtë e ka ndezur konfliktin që ka degjeneruar në përdorimin e mjetit të rrezikshëm.

Ngjarja ndodhi në mes të ditës, në një zonë të mbipopulluar, ndërsa reagimi i Policisë ka qenë i menjëhershëm. Viktima ka shkuar vetë në Stacionin Policor, ku ka kërkuar ndihmë dhe është dërguar urgjentisht me autoambulancë në QKUK, ku ndodhet nën trajtim, por jashtë rrezikut për jetë.