Çdo ditë në vendin tonë raportohen dhjetëra raste të dhunës në familje, ku viktima janë zakonisht gratë që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga familjarët e tyre. Por nuk janë të rralla edhe rastet kur nga dhuna pësojnë edhe nuset të cilat kanë probleme me vjehrra.

Kështu ka ndodhur sot në rrugën “Emine Gjakova” në Gjakovë, ku një 51-vjeçare është detyruar të largohet nga banesa dhe kërkoi ndihmë në Polici pasi u kap me vjehërr.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se 51-vjeçarja ka deklaruar se për një kohë të gjatë ka qenë e nënshtruar ndaj dhunës psikike nga bashkëshorti i saj, rreth 54-vjeçar dhe vjehrra, rreth 78-vjeçare.

E gjithë situata kishte nisur kur rrobat e vjehrrës ishin futur me forcë në dhomën e saj, pa pëlqimin dhe kundër vullnetit të saj, e cila ju drejtua nusës: “Kush t’tha m’i shti teshat tua në dhomën timen”.

Ky veprim, që në dukje mund të duket i vogël, ka qenë pikënisja e shpërthimit emocional të viktimës, e cila e ka interpretuar si një tjetër formë përçmimi dhe përjashtimi nga çdo hapësirë vendimmarrjeje në shtëpi.

E ndjerë e papërkrahur dhe e pasigurt, 51-vjeçarja ka refuzuar strehimin institucional dhe është zhvendosur në shtëpinë e prindërve të saj.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori, i cili ka urdhëruar që të dyshuarit nënë e djalë të procedohen në liri për dhunë në familje, ndërsa 54-vjeçari është ndaluar për 48 orë në një rast tjetër të lidhur me kanosje.