Një përleshje mes disa personave ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në lagjen Kalabria në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës.

Nga policia është shtuar se për shkak të përleshjes dy persona kanë marrë lëndime nga thika, të cilët janë dërguar në QKUK.

“Rreth orës 13:00, është raportuar për një përleshje në mes të disa personave në lagjen Kalabria, në Prishtinë.

Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është  bërë e ditur se për pasojë  dy persona kanë marrë lëndime nga arma e ftohët (thika).

Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia në mënyrë aktive ka vijuar punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit i cili më pas është paraqitur në polici.

Aktualisht në koordinim me prokurorin e shtetit po vazhdon puna policore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka njoftuar Policia.