Bejtullah Guri tash e 11 vjet jeton dhe vepron në Gjermani.

Neurologu kosovar i cili ka kryer specializimin në shtetin gjerman shumë shpejt do të kthehet në Kosovë, bashkë me bashkëshorten e tij e cila po ashtu është doktoreshë e Gjinekologjisë.

“Edhe bashkëshortja ime është mjeke, gjinekologe në Gjermani e cila është e gatshme të kthehet në Kosovë dhe të ndaj përvojen e saj këtu në vendin tonë. Unë kam qenë ai shkaktari dhe iniciatori që kam kontribuar të kthehem në Kosovë. Të dy jemi të një mendimi që të kthehemi këtu në Kosovë”, ka thënë Guri në një bisedë për IndeksOnline.

Sipas tij, më mirë është të jetohet me 1 mijë euro në Kosovë, se sa me 10 mijë euro në Gjermani.

“Qëllimi jem ka qenë përfundimi i specializimit. Zakonishtt rrogat në Gjermani janë më të mëdha se sa në Kosovë. Më mirë të jetohet me 1 mijë euro në Kosovë, se sa me 10 mijë në Gjermani. Për ne rroga nuk qon shumë peshë”, ka thënë tutje, doktor Guri.

Neurologu kosovar thotë se në aspektin emocional gjithmonë e ka ndjerë mungesën për Kosovën.

“Neorolog, kam punuar dhe punoje ende ne Gjermani, qe 11 vite. Arsyeja e e kthimit e para është profesionale dhe e dyta është emocionale. Aspekti emocional se sa jam i lidhur me vendin tim, kam qenë edhe ish-pjesëtar i UÇK-së. Gjithë këtë lidhje që kam pas kam marrë vendim me u kthy në Kosovë. Kam filluar punën si asistent, fillimisht si mjek i përgjithshëm ku nuk kam pas ndonjë përvojë të madhe. Kam pas sfida të mëdha, duke pas parasysh gjuha e huaj, pastaj sistemi gjerman. Vështirësitë kanë qenë relativisht të mëdha. Pas 5 vitesh e kam përfunduar specializimin në Neorologji”, ka theksuar ai.

“Porosia ime është që cdo mjek të shkon në Evropë, pas sipecializimit të kthehet dhe të kontriribuojnë në Kosovë. Gjermania i pret mirëpo pas specializimit të kthehen dhe të kontribuojnë në Kosovë”, shtoj ai.