Të paktën 59 persona kanë vdekur në orët e vona të natës në qytetin lindor të Maqedonisë së Veriut, Koçan, si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një klub nate.

Numri i të plagosurve deri më tani është 152, ku një pjesë e tyre janë transferuar nga Koçani në klinikat në Shtip dhe Shkup.

Nga numri i përgjithshëm i të shtruarve, 18 pacientë janë në gjendje kritike, tre prej të cilëve në Repartin e Kirurgjisë Pediatrike, shtatë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit dhe tre në Spitalin e Vjetër të Qytetit.

Autoritetet ende nuk kanë treguar se si është përhapur zjarri dhe çfarë e ka shkaktuar atë.

Sipas mediave lokale, zjarri është përhapur nga mjetet piroteknike që janë përdorur gjatë një performance nga banda e famshme maqedonase DNA. Në kohën e shpërthimit dhe përhapjes së zjarrit, klubi ka qenë i mbushur me adoleshentë dhe të rinj.