Arrestimi i Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit nga qyteti i Ferizajt nën dyshimet për spiunazh, bëri që të publikohet një pjesë e përgjimit të një bisede që Bedri Shabani e pati zhvillluar me zyrtarin e BIA-s, Sërgjan Rosiq.

Emri i tij madje figuron edhe në arkivat e Gjykatës së Hagës, konkretisht në dokumentacionet e dëshmive përgjatë procesit të gjykimit të Sllobodan Millosheviqit.

Përgjatë dëshmisë së Bogoljub Janicevicit në gjykimin e Sllobodan Millosheviqit, ky i fundit e pyet Janicevicin se kush është Sërgjan Rosiq.

“Dhe kush është Sërgjan Rosiq?”, pyet Sllobodan Millosheviq.

“Sërgjan Rosiq në atë kohë ishte punëtor operativ i shërbimit të sigurimit departamenti i Ferizajt”, përgjigjet Bogojub Janicevic.