Përleshjet mes të burgosurve në qendrat korrektuese në vendin tonë nuk janë edhe aq të rralla. Raste të tilla e incidente të tjera janë goxha të shpeshta.
Një rast i tillë ka ndodh edhe në Burgun e Sigurisë së Lartë, në Gërdoc.
Katër të burgosur e kanë rrahur një të burgosur tjetër.
Për pasojë viktima ka marrë lëndime të lehta trupore, ashtu siç edhe është cilësuar vepra kundër katër të dyshuarve.
Rrahja është konfirmuar edhe nga ana e Policisë përmes një komunikate për media.
Rasti është duke u hetuar nga Policia.
I rrahur ka mbetur djali nga Peja i cili para disa kohësh ka vrarë nënën e tij.







