Lokale - eSIMy

Sot me datën 31 maj 2024 në kazermën e FSK-së “Lidhja e Prizrenit” në Prizren është mbajtur ceremonia e përfundimit të trajnimit EOD Niveli 2 për grupin e dytë të Policisë Kombëtare dhe Shërbimit për Emergjenca të Ukrainës.

Edhe në këtë aktivitet, sikurse në shumicën që mbahen nga Forca e Sigurisë së Kosovës, prijës e kanë gjeneralin nga Podujeva, Naim Haziri.

Ai njihet si “koka ushtarake” e FSK-së për vite me radhë.

Krahas titullit gjeneral dhe shumë sukseseve të tjera të arritura si pjestar i TMK-së dhe FSK-së, Naim Haziri, ka qenë edhe pjestar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Llapit.

Për përgatitjet e tij ushtarake dhe për kontributin në Ushtrinë e Kosovës, Naim Haziri ka marrë edhe merita dhe mirënjohje nga gjeneralë të KFOR-it dhe përfaqësues të tjerë të NATO-s.

/Llapi.info/