Lokale - eSIMy

Finalja e së shtunës në Ligën e Kampionëve mes Real Madridit dhe Dortmundit do të transmetohet në ambient të hapur në sheshin ‘Ali Ajeti’ në Podujevë.

Kjo do të mundësohet falë bashkëpunimit mes Komunës së Podujevës dhe OJQ Escape.

Njoftimi i plotë:

Finalen e Ligës së Kampionëve mund ta shihni edhe nga Sheshi i Podujevës

Komuna e Podujevës në bashkëpunim me OJQ Escape ua kanë mundësuar qytetarëve llapjanë që ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve Real Madrid – Dormund të mund ta shohin në ambient të hapur në Sheshin “Ali Ajeti”.

Kjo finale luhet të shtunën, më 1 qershor, duke filluar prej orës 21:00

Ju presim në Sheshin “Ali Ajeti”!