Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dy persona kanë mbetur të lënduar në një aksident mes dy veturave në fshatin Sekiraqë të Podujevës.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 14:40, në rrugën fshatin Sekiraqë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet në përgjigjen e policisë.