Lokale - eSIMy

Një lajm i mirë është dhënë për fermerët e Komunës së Podujevës.

Më në fund është lansuar platforma online e Tregut të Produkteve Bujqësore, ku tash e tutje fermerët tanë mund të krijojnë llogaritë e tyre për regjistrim dhe ekspozimin e produkteve të tyre.

Platforma e Tregut të Produkteve Bujqësore është projekti më i ri digjital, i cili do t’u vijë në mbështetje fermerëve dhe funksionon si treg i gjelbër online. 💻 👩‍🌾👨‍🌾

Kjo u bë e ditur nga kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Njoftimi i plotë:

Sot kemi lansuar Platformën online të Tregut të Produkteve Bujqësore, ku tash e tutje fermerët tanë mund të krijojnë llogaritë e tyre për regjistrim dhe ekspozimin e produkteve të tyre. 🍯🥬🍅

Platforma e Tregut të Produkteve Bujqësore është projekti më i ri digjital, i cili do t’u vijë në mbështetje fermerëve dhe funksionon si treg i gjelbër online. 💻 👩‍🌾👨‍🌾

Platforma e tregut online ishte edhe një nga premtimet tona elektorale për të cilin jam i lumtur që e përmbushëm dhe përmes saj fermerëve tanë po iu ofrohet mundësia e promovimit dhe shitjes së produkteve të tyre. ✅

🔺 Të gjithë fermerët llapjanë i ftoj të regjistrohen dhe të krijojnë profilin dhe produktet që ofrojnë. Në anën tjetër blerësit, qofshin ata individë apo biznese i ftoj të regjistrohen për të krijuar kontaktin direkt me fermerët.