Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se ka ndodhur një vjedhje që është cilësuar si e rëndë.
Një person ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur targat e veturës.
Raporti i plotë:
VJEDHJE E RËNDË
Podujevë / 27.05.2024-22:22. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur i kanë vjedhur targat e automjetit. Rasti ne procedure hetimore.






