Lokale - eSIMy

Ajan Latifi, 11 vjeçari nga Podujeva, ka dhënë një shembull fantastik.

Ai ka agjëruar muajin e Ramazanit, në të gjitha ditët këtë vit.

Nxënësi i “American School of Kosova”, përkundër angazhimeve në shkollë, nga zgjimi në 6 të mëngjesit e deri në ora 16:00 i angazhuar me mësime në shkollë, ka vendosur që të bëjë sakrificë për ta agjëruar muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ky lajm është publikuar me leje të prindit të Ajan Latifit.