Lokale - eSIMy

Familja Kastrati nga Podujeva pati gëzim të katërfishtë.

Diellza dhe Agroni u bën prindër për herë të parë.

Por, epitetin prindër ata nuk e morën vetëm të një fëmije, por të katër sosh.

Tre djem e një vajzë i lindi kjo grua 26 vjeçare nga Podujeva.

Rast ky i rrallë, por që i gëzoi shumëkënd.


Për këtë rast shkruajti edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Ai premtoi ndihmë financiare për nënën llapjane që lindi katërnjakë dhe pagesë për një asistente që t’i ndihmojë në rritjen e tyre.