Lokale - eSIMy

Shpend Bogujevci ishte fëmijë vetëm 12 vjeçar që nuk e kishte asnjë faj.

Faji i vetëm i tij ishte që ishte shqiptar.

Kjo kishte mjaftuar që paramilitarët serb ta masakrojnë atë pa asnjë ndjenjë të vetme.

Bashkë me Shpendin, forcat kriminale serbe masakruar gjithsej 16 pjestarë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu – 25 vjet më parë.

E sot në përvjetorin e kësaj masakre, krerë të institucioneve kanë bërë homazhe pranë varreve të viktimave.

Në krye të delegacionit nga Prishtina për homazhe ishte kryeministri i vendit, Albin Kurti.

/Llapi.info/