Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka shkruar për vdekjen e vëllait të tij, Trimit.

Në një postim prekës, Ferati drejtohet me fjalët “Kom me ta majtë emnin ton n’ftyrë temen e ki me kanë amaneti i t’rrnuemit burrnisht edhe te Zani-Trimi jem tash!”.

“Kom me t’dashtë e ski me u harru sa t’ka bimë tonat n’ket botë”, shkruan ai ndër të tjera.

“Trim – trimi jonë. Trim Burri, burrnisht e bane jetën. Shumë burrnisht! Ranimet e jetës i patëm bartë bashkë, po tek mbane me e marrë vesh se koke kanë tu qu fort ma ron se une e me hilen e buzëqeshjes tu e mshef! Trim Burri,ani pse i premë edhe ksaj here, prap me krejt, me krejt dhimtën e shpirtit, je i respektuem prej meje përjetshëm! Kom me ta majtë emnin ton n’ftyrë temen e ki me kanë amaneti i t’rrnuemit burrnisht edhe te Zani-Trimi jem tash! Deri herën tjetër Trim, se përshëndetje tjera nuk kem pasë! Kom me t’dashtë e ski me u harru sa t’ka bimë tonat n’ket botë! Përgjithmonë, Trimi jem!Përgjithmonë, Iliri yt!”, ka shkruar Ferati.