Dibran Hoti, hoxha nga fshati Bradash i Podujevës, është ndër hoxhollarët më të respektuar në Podujevë.
Me përvojë mbi 40 vjeçare si imam, Dibran Hoti, ka mbajtur pozita të ndryshme në Bashkësinë Islame të Podujevës.
Ai dikur ishte edhe udhëheqës i këtij institucioni.
Hapave të babait ka shkuar edhe djali i tij, Mensur Hoti.
I shkolluar në njërin nga universitetet më prestigjioze të shkencave islame në botë, ai sot mban pozitën e kryetarit të Bashkësisë Islame të Podujevës.
/Llapi.info/







