Nuk mund të ketë dokumentarë ose prodhim gazetaresk për dëshmorët e Llapit, e që aty të mos jenë shkronjat dhe zëri i profesorit Abdullah Blakçori.
Kontributi i tij për nxjerrjen në pah të shumë të bëmave të veprimtarëve nga Podujeva, para, gjatë dhe pasluftës, është jashtëzakonisht i madh.
Profesorin Abdullah, përveç kësaj, karriera e tij me dekada si mësimdhënës i shumë gjeneratave në Podujevë, e bën shumë të veçantë.
Ai edhe sot e kësaj dite drejton manifestimet që mbahen në nder të dëshmorëve dhe martirëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Zona Operative e Llapit dhe organizime tjera të ngjashme.







