24 marsi i vitit 1999 – momenti kur forcat e NATO-s vendosin ta bombarojnë Serbinë, nisi edhe ofensiva e paramilitarëve serbë mbi fshatrat e Podujevës.
Në këtë datë, në vende të ndryshme nga njëri-tjetri ranë heroikisht pesë dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në dyluftime me forcat serbe në Llapashticë u vra Bedri Ahmeti Komandant-BEDI.
dhe Sabit Rrahimi-YLLI.
Ndërsa, në Dobërdol u vra shefi i shërbimit të UÇK-së, Sabit Rrahimi-YLLI.
Kurse, në dyluftim me forcat serbe në të njëjtën ditë heroikisht në Tashefc ranë Fatmir Selmani, Hamdi Sejdiu dhe Ragip Ademi.
/Llapi.info/






