Veterani i Arsimit, Raif Muçolli, është njëri ndër emrat më të spikatur të mësimdhënies në trevën e Llapit.
Kontributi i tij shumëvjeçar si profesor i shkollës së atëhershme “8 Nëntori”, shtohet edhe me faktin se ai ishte pjesë e organizimeve për të mësuarit në gjuhës shqipe dhe kundër regjimit të atëhershëm serb, shkruan Llapi.info.
Familja e ngushtë e tij, kontribut të madh përveç në proceset e vështira dhe të rëndësishme para luftës, dha edhe ushtarë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Në vitin 2020 – në 30 vjetorin e mbylljes së shkollave shqipe – profesori Muçolli në një intervistë për Radio Kosova, tregonte në detaje gjithçka që ndodhi në vitin 1990 dhe përndjekjen që ua bënin eksponentë të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Në intervistën e mëposhtme mund të dëgjoni detaje interesante të kontributit të Muçollit dhe kolegëve të tij për mbajtjen dhe ruajtjen e mësimit në gjuhën shqipe në Komunën e Podujevës.
/Llapi.info/






