Lokale - eSIMy

Shumë banorë të Podujevës për arsye të ndryshme përdorin rrugën që të dërgon nga qyteti jonë për në Mitrovicë.

Që nga dalja e qytetit të Mitrovicës, e përgjatë fshatrave Bare – Bajgorë – Kaçandoll, rruga ka qenë shumë e dëmtuar – për dallim nga pjesa e fshatit Kaçandoll e deri në Kërpimeh të Podujevës.

Por, të enjten u njoftua se kanë nisur procedurat e tenderimit për shtrimin e rrugës Kërpimeh – Bajgorë – Mitrovicë.

Siç mëson Llapi.info projekti do të kushtojë 4 milionë euro dhe shumë shpejt pritet nisja e punimeve.

/Llapi.info/