Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, ka publikuar pamje nga ndërtimi i Stacionit të ri të Autobusëve në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Nga një hapësirë të ngushtë dhe jo meritore, Bulliqi thotë se tani Llapi do ta ketë stacionin e ri me kushte shumë të mira.

”Po vazhdon sipas planifikimit ndërtimi i Stacionit të Autobusëve në Podujevë, nga një hapësirë e ngushtë dhe jo meritore, tash Llapi do ta ketë stacionin e ri me kushte shumë më të volitshme dhe me hapësira moderne për të gjithë udhëtarët brenda e jashtë vendit. 🚏👷👷‍♀️Vazhdojmë me punë e projekte të mëdha! ✅”, ka shkruar Bulliqi.

/Llapi.info/