Lokale - eSIMy

Shumë persona kanë pasur fatin që ta njohin personalisht Haxhi Naip Plakollin nga Podujeva.

Kjo për shkak që ai sidomos gjatë periudhës së luftës ka ushqyer mijëra familje llapjane dhe jo vetëm, me ushqim.

Bujaria dhe altruizmi i Naip Plakollit, njihet nga shumë e shumë familje në Kosovë.

Përvec kontributit të tij dhënë para, gjatë dhe pasluftës, ai ia dha Kosovës edhe një hero.

Sami Plakolli – djali i haxhi Naipit, ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – në Zonën Operative të Llapit.

Ai ra heroikisht në altarin e lirisë së Kosovës.

/Llapi.Info/