Lokale - eSIMy

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shënuar 34 vjetorin e themelimit të Degës në Podujevës.

Për nder të kësaj dite, është mbajtur një tubim me strukturat dhe mbështetësit e Lidhjes Demokratike në Podujevë.

Para të pranishmëve foli i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ai përveç falenderimit, ka thënë që Llapi është i LDK-së.

Shkrimi i plotë nga Lumir Abdixhiku:

FALEMINDERIT LLAP!

Një tubim madhështor, në shënim të 34 vjetorit të themelimit tonë në Podujevë. Një festë qytetare, për të nderuar të shkuarën, për t’u besëlidhur për të ardhmen!

Lidhja është e fortë.
Llapi e bën të tillë!

“Sot, këtu, në Llap, ju ftoj të rindërtoni këtë besim. E shkuara jonë është lavdishme. Është e papërseritshme. Ajo sot na shërben si dritë ndriçimi në rrugën e pa shkruar përpara. E ardhmja jonë është e papërcaktuar. Ajo mund të shkruhet si vazhdimësi e një të shkuare të lavdishme, por mund të shkruhet edhe si një përmbysje e palavdishme.

Unë zgjedh të ardhmen e ndritshme. Atë që varet nga ne. Atë që vazhdon rrugën tonë identitare, të një shtetit të pavarur e sovran, të anëtarësuar në NATO dhe BE, e me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Llapi, duhet të zgjedhë këtë rrugë; si paraprirje e një ngritje rugoviste gjithëkombëtare, si një vulë a padiskutueshme e fitores sonë të madhe!

Ju duhet të bëni këtë rrugë.
Ju takon sepse jeni bastion rugovist, ju takon sepse jeni Llapi i LDK-së!”

Ekrem Hyseni
Lidhja Demokratike e Kosovës