1 Janari i vitit 2024 ishte dita e fundit e punës për mësimdhënësin e njohur nga Podujeva, Enver Latifi.
Ai arritjen e moshës 65 vjeçare – moshë e pensionimit e arriti pas një kontributi të jashtëzakonshëm për gjenerata të shumta të nxënësve llapjanë.
Për plot 41 vjet Enver Latifi u ul në bankat shkollore bashkë me 41 gjenerata të ndryshme të nxënësve nga Podujeva.
Pensionimi i tij ishte përcjellur edhe me falenderime nga më të ndryshme në rrjete sociale për kontributin që ai e dha për sektorin e arsimit në Podujevë.
/Llapi.info/







