Lokale - eSIMy

Lidhja Demokratike e Kosovës edhe këtë të shtunë do e vazhdojë traditën e saj për pritjen e qytetarëve të Podujevës në zyret e kësaj partie, shkruan Llapi.Info.

Valdet Restelica, Arnisa Sylejmani dhe Rexhep Mehmeti do të jenë për t’i pritur qytetarët llapjanë nga ora 12:00 deri në ora 15:00.

Me ta do të bisedohet për sfidat, ankesat dhe problemet me të cilat po përballen banorët e Podujevës.

/Llapi.info/