Lokale - eSIMy

Organizata “Islamic Relief Kosova” dhuroi 150 pako ushqimore për familjet në nevojë

Për nder të muajit të shenjtë të Ramazanit, sot Komuna e Podujevës ka bërë shpërndarjen e 150 pakove ushqimore për familjet në nevojë duke përfshirë edhe anëtarët e HANDIKOS, donacion nga organizata “Islamic Relief Kosova”.

Pakot ushqimore janë shpërndarë nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në bazë të listave që posedon kjo drejtori për familjet në gjendje të rendë ekonomike.

Komuna e Podujevës falënderon organizatën e “Islamic Relief Kosova” për ndihmën me pako ushqimore dhe kontributin e vazhdueshëm që po e bëjnë në Komunën e Podujevës për t’ju dalë në ndihmë familjeve skamnore.