Lokale - eSIMy

Sot me 12.03.2024 kujtohet 25 vjetori i sulmit me bomba dhe ekspoziv në qytetin e Podujevës së policisë serbe në tregun e Podujevës dhe afër postës se qytetit.

Më 13 mars 1999, u sulmuan qytetarët me bomba dhe eksploziv të cilët po qëndronin në treg dhe rrugen kryesore te qytetit te Podujevës.

1. NEXHAT Avdyl MIFTARI, i lindur me 25.09.1974 me vendbanim nga Majaci, humbi jetën në Besianë nga shpërthimi i bombave në kontejner. Nexhat Miftari, pak minuta pas orës 13, humbi jetën kur makineria vrastare dhe okupatori serb vendosen mjete shpërthyese në dy vendet më të frekuentuara publike afër tregut dhe afër postës së qytetit të Besianës. Nexhati rridhte nga një familje patriotike shqiptare, e cila ne vazhdimësi ka qenë në shërbim të atdheut dhe çështjes kombëtare. Ai humbi jetën në lulën e rinisë në kohën kur familja e tij dhe shqiptarët e Kosovës përballeshin me represionin serb dhe dhunën sistematike ndaj popullsisë etnike shqiptare.

2. BESNIK Sahit SHABANI, i lindur me 26.09.1979, at ditë vritet nga snajperisti serb në qastet kur u jepetndihmë të plagosurve. Varrin e Besnik Shabanit të ndjerë e kam fotografuar në Metehi me rastin e pregaditjes për botim të librit tim ” KRIMET SERBE NË TREVËN E LLAPIT 1998-1999″.
Sahit Shabani, babai i tij, me profesion arsimtar, nga Metehia jetonte me familjen e tij dhe punonte prej shumë viteve në Besianë në banesën shumë afër vendit ku ndodhi shpërthimi. Besniku që tani më nuk është në mesin tonë, at ditë kur akoma nuk i kishte mbushur të nëntëmbëdhjetat, u afrue t’i ndihmonte të plagosurit. Një dorë e një zullumqari, nga lartësia e banesave shtiu me armë zjarri dhe Besnikut ia mer jetën. Ai ndërroi jetë duke i ndihmuar të plagosurit.

3. SAHIT Isuf AZEMI, i plagosur nga shpërthimi i mjeteve eksploduese. Sahiti ishte i lindur me 10.02.1948, me vendbanim nga Dumnica e Ultë e Besianës dhe i punësuar në Kuvendin Komunal deri në vitet e 90-ta, kur masat e dhunshme e larguan nga puna. Me 13 mars 1999 ishte plagosur nga shpërthimi i bombave në kontejner dhe gjatë qëndrimit në spitalin e Prishtinës ndërron jetë me datën 02.04.1999 ( Fotografimin e varrit të Sahitit e bëra në Dumnicë me rastin e pregaditjes së librit mbi krimet serbe).
Me 13 Mars 1999 nga familja Azemi, u plagosën dy vëllezërit: Sahiti dhe Nexhmiu. Plagosja e tyre u shkaktue nga shpërthimi i mjeteve eksploduese të vendosura në kontejnerët e mbeturinave në afërsi të tregut të qytetit. Që të dy u dërguan në spitalin e Prishtinës.
Me 2 prill 1999 Sahiti ndërron jetë duke mos arritur të përballon dhimbjet nga plagët e shkaktuara prej mjeteve shpërthyese, ndërsa vëllau i tij Nexhmiu vazhdon qëndrimin në spital deri pak ditë para përfundimit të luftës. Nexhmiu edhe pas daljes nga spitali për shumë vite kishte probleme shëndetësore nga copëzat metalike të futura në trupin e tij. Para pak viteve copëzat metalike Nexhmiut i shkaktuan dëmtime serioze në këmbën e majtë, ashtu që atij i është hjekë (amputuar) këmba e majtë. Sot ai jeton në fshatin Dumnicë e të vetmën mundësi të lëvizjes e ka karrocën e invalidit duke u ndihmuar nga familjarët e tij.

4. SADIK N. ZHEGROVA, i lindur në vitin 1930, me vendbanim nga Majaci, me datën 13 mars 1999 plagoset nga shpërthimi i bombave në kontejner dhe porsa dërgohet në spitalin e Prishtinës, ndërron jetë.
5. ARIF Rrahman GASHI, i lindur në vitin 1943. Ai ishte nga Bajçina. Me 13 mars 1999 ishte i plagosur nga shpërthimet dhe i zhdukur nga spitali. Pas 3 viteve është gjetë kufoma e të ndjerit Arif.