Një shembull i mirë ka ndodhur të premten në Podujevë.
Nxënësja e Shkollës Ekonomike “Isa Boletini”, Elona Berisha, ka gjetur para para objektit të shkollës, shkruan Llapi.info.
Ajo paratë e gjetura i ka dorëzuar në drejtorinë e shkollës.
Njoftimi i faqes zyrtare të shkollës përveç njoftimit, e ka ftuar personin që i kanë humbur paratë të lajmërohet në objektin e shkollës “Isa Boletini”.
Njoftimi i plotë:
ELONA BERISHA – NXËNËSE DHE QYTETARE E PËRGJEGJSHME
Sot, Elona Berisha-nxënëse e klasës së njëmbëdhjetë, dëshmoj sesi është arritur Kompetenca Qytetare – Qytetar i përgjegjshëm. Ajo dha shembull praktik për të drejtat dhe detyrimet e qytetarisë në situata konkrete jetësore të përditshme, qoftë në klasë, qoftë në shkollë apo gjetiu. Elona, si nxënëse e shkëlqyer dhe qytetare e ndërgjegjshme me veprimin e saj tregoj se paraja e humbur e dikujt paraqet shqetësim e jo gëzim. Ajo, dje gjeti në rrugë një mori parash, dhe me nxitim hyri në hollin e shkollës, ku ju drejtua profesorit Besnik Uka, duke e lajmëruar se i ka gjetur disa të holla, profesori e orientoj në drejtorinë e shkollës, aty ishte zëvendësdrejtori Xhevdet Zhugolli, ku e mori në pyetje se, si dhe ku i ka gjetur ato? Elona, tregoj mënyrën dhe vendin e gjetjes duke shprehur shqetësimin e saj për personin të cilit i kishin rënë ato para (anipse nuk e njihte).
Përmes këtij postimi, bëjmë me dije se paratë janë gjetur përballë shkollës IAAP “Isa Boletini” në Podujevë, saktësisht afër “MARKETIT” që gjendet përballë saj. Ndërsa, tani ato ruhen në drejtorinë e shkollës, derisa personit të cilit i takojnë të vijë për t’i kërkuar ato!






